Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Sultan Al Jaber në New York, njofton finalizimin e dy projekteve energjitike me EBA-në


Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York, Sultan Ahmed Al Jaber, Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rama njoftoi se po finalizojnë dy projekte të rëndësishme së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe.

I pari është krijimi i kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri dhe në rajon.

Projekti i dytë është ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh mes Shqipërisë, EBA-së dhe Italisë.

Postimi i Ramës:

New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali