Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu duhet të ndalet “ashtu si Hitleri” – Erdogan në OKB


Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime kundër “rrjetit të vrasjeve” të Benjamin Netanyahut, duke e krahasuar edhe një herë kryeministrin izraelit me diktatorin nazist Adolf Hitler.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së në Nju Jork të martën, Erdogan dënoi veprimet e qeverisë izraelite në Gaza, duke i përshkruar ato si një “kamp përqendrimi”.

“Ashtu si Hitleri u ndalua nga aleanca e njerëzimit 70 vjet më parë, Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjeve duhet të ndalohen nga aleanca e njerëzimit”, tha Erdogan. Ai gjithashtu akuzoi Netanyahun se po përpiqet të “tërheqë të gjithë rajonin në luftë për hir të fatit të tij politik”.

Erdogan kritikoi OKB-në për dështimin e saj për të “parandaluar gjenocidin në Gaza” dhe bëri thirrje për reforma për ta bërë organizatën më përfaqësuese dhe efektive. Ai deklaroi se Këshilli i Sigurimit ishte shumë i përqendruar në interesat e pesë anëtarëve të tij të përhershëm dhe se po dështon të mbrojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Erdogan akuzoi vendet që mbështesin Izraelin pa kushte, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, se janë bashkëpunëtorë në dhunën kundër palestinezëve. Ai theksoi nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe një shkëmbim pengjesh me të burgosurish dhe ndihmë të pandërprerë humanitare.