Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi sulmoi SPAK-un të cilin e quajti organizatë krimninale t’i thërrasë mendjes pasi zemërimi popullor do bjerë edhe mbi të.
Në fjalën e tij para bashkisë në protestën e 27-të para bashkisë, Blushi tha se kryebashkiaku Veliaj nuk do e bëjë gjumin e qetë në shtëpinë që ka ndërtuar me lekët që i grabitur taksapaguesve të Tiranës.
“Mund të ndaojnë kryetarin e PD-së po s’ka fuqi të ndalojë drejtësinë e popullit. Është turp për këta policë që nxirren në rrugë të përballen me popullin. Erion Veliaj nuk do e bëjë gjumin e qetë as në shtëpinë e tij që e ka bërë me lekët tuaja, me taksat tuaja. Sot paguani taksë për ujin e pijshëm po nuk keni ujë, që paguani taksë për arsimin po nuk keni shkolla. Në këtë betejëne kemi hyrë edhe me jetën tonë. Pr sa kohë kemi ju, kemi zemrat tuaja s’ka fuqi në botë që na ndalon të bëjmë drejtësinë. I bëjmë një paralajmërim organizatës kriminale SPAK që po bëhet gati të bëjë një akuzë politike ndaj kreut të opozitës. Thirrini mendjes së ky zemërim poullor do bjerë edhe mbi ju.” – tha Blushi.