Koordinatorja për Departamentet në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, e quajti kryebashkiakun Erion Veliaj “arkitektin e korrupsionit” gjatë një proteste të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Ajo theksoi se drejtorët e Veliajt janë “mercenarët” e një sistemi të vjedhjeve dhe abuzimeve, duke renditur shqetësime të shumta që qytetarët përballen në kryeqytet.
Bardhi kritikalizoi keqadministrimin në shërbimet publike, duke e cilësuar turp që në vitin 2024 Tirana nuk ofron shërbime dinjitoze. Ajo përmendi problematika si mungesa e ujit 24 orë, shkollat me turne, si dhe mjediset e gjelbra të papërfillura për fëmijët dhe të moshuarit.
“Ne kërkojmë një qeverisje që e vë në prioritet mirëqenien e qytetarëve,” u shpreh Bardhi, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Veliajt.
Bardhi gjithashtu ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në vendimmarrje, duke theksuar se qytetarët janë të përjashtuar nga proceset që ndikojnë në jetën e tyre. “Ne duam të dimë se si shpenzohen taksat tona,” tha ajo.
Me një thirrje për mobilizim, Bardhi përfundoi: “Ne jemi fuqia e këtij qyteti, dhe zëri ynë do të dëgjohet! Bashkohuni me ne në këtë luftë për një Tiranë më të mirë!”
“Problemet e ndotjes, trafikut, mungesës së hapësirave të gjelbra dhe shërbimeve publike janë vetëm disa nga shqetësimet tona. Ne kërkojmë një qeverisje që e vë në prioritet mirëqenien e qytetarëve, një Bashki që dëgjon zërin e tyre dhe vepron në interesin e qytetarit të thjesht.
Ne nuk jemi këtu për të protestuar për asnjë pushtet personal, por për të kërkuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e ndershëm, për çdo familje e cila jeton dhe punon në kryeqytet.
Duam që Bashkia të angazhohet seriozisht për projekte që përmirësojnë jetesën tonë dhe të krijojë mundësi për brezat e ardhshëm. Ne kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe një qasje të hapur ndaj qytetarëve.
Por kjo nuk mund të ndodhë teksa kjo godinë drejtohet nga arkitekti i korrupsionit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, bashkë me mercenarët e tij, krijesa të kësaj piramide gjigande vjedhjeje.
Kur flet për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, të vjen ndërmend:
1. Përkeqësimi i Shërbimeve Publike:
Është turp që në vitin 2024 Tirana ende nuk ka një shërbim dinjitoz publik.
Është turp që ende shkollat janë me turne.
Është turp që lagjet e Tiranës janë të mbushura me plehra.
Është turp që ende Tirana mban depozitat e ujit, pasi ujë 24 orë nuk ka.
Është e pafalshme që fëmijët dhe moshat e treta nuk kanë ambiente të gjelbëruara në lagjet e tyre, por vetëm beton.
Kur flet për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, të vjen ndërmend:
2. Mungesa e Transparencës:
Shpesh, vendimet e marra në këtë godinë janë të panjohura për qytetarët, duke krijuar një ambient ku korrupsioni mund të lulëzojë pa u vënë re. Ne duam të dimë se si shpenzohen taksat tona dhe si vendosen prioritetet për zhvillimin e qytetit. Por ky informacion është “Top Secret” nga Erjon Veliaj.
Kur flet për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, të vjen ndërmend:
Kur flet për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, të vjen ndërmend:
3. Abuzimi me Fondet Publike: Korrupsioni shpesh përfshin abuzimin me fondet që duhen përdorur për infrastrukturë, shëndetësi, dhe arsim, duke e lënë qytetin pa burimet e nevojshme që të përmirësojnë cilësinë e jetës sonë.
Kur flet për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, të vjen ndërmend:
4. Përjashtimi i Qytetarëve nga Proceset Vendimmarrëse:
Kur korrupsioni është i pranishëm, qytetarët shpesh ndihen të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre. Është e nevojshme që qytetarët të kërkojnë llogari nga drejtuesit e Bashkisë dhe të nxisin një klimë të hapur dhe transparente.
Le të jemi të qartë: Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Sot, ne jemi bashkë për të treguar se nuk jemi vetëm numra, por një komunitet i fortë që kërkon të drejtat e tij. Ne jemi këtu për të bërë që zëri ynë të dëgjohet.
Ne jemi fuqia e këtij qyteti, dhe zëri ynë do të dëgjohet!
Bashkohuni me ne në këtë luftë për një Tiranë më të mirë! Le të jemi zëri i ndryshimit!”