Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk ka ofertë konkrete për Ilir Metën


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përgjigj sot në lidhje me mundësinë e përfshirjes së Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë në listat e PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai theksoi se janë në diskutime, por nuk ka një projekt konkret të dorëzuar për këtë çështje.

Berisha nënvizoi se diskutimet aktualisht janë të përqendruara në bashkëveprimin për protesta të përgjithshme dhe krijimin e një qeverie teknike. Ai gjithashtu e cilësoi Metën si një figurë të konsoliduar, duke e përmendur si partinë e tretë më të madhe në vend.

“Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim, por çdo marrëveshje do të shqyrtohet në interes të përbashkët bilateral në të ardhmen,” përfundoi Berisha, duke lënë të hapur mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Pyetje: Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën për mënyrën si do paraqitet kjo parti apo edhe parti të tjera në zgjedhje, duke përfshirë në listat e PD apo më vete. Tej diskutimeve që keni bërë, pavarësisht se Meta ka deklaruar se do të dalë me logon dhe flamurin e PL, ju apo Noka në emrin tuaj ka dorëzuar në tryezën e Ilir Metës për ta përfshirë atë dhe përfaqësues të tjerë të PL në listat e PD?

Sali Berisha: Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për  në protesta  të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës.

Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim, Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe në vend, se secili do të jetë koalicioni, por jo shpërblim por me interes të përbashkët bilateral do të shqyretohet në kohërat që vijnë.