Kryeministrit Rama nuk i ka shkuar shumë fjollë takimi me një grup shqiptarësh që jetojnë në Nju Jork, SHBA, teksa është përballur me një pjesëmarrëse në takim që e pyeti kreun e qeverisë për Rrugën e Arbrit “që nuk mbaron kurrë” e për hidrocentralin e Skavicës.
Ferzileta Gjoka, pjesë e shoqatës Stopskavica.org i kërkoi Ramës që të rimendojë projektin e Skavicës që zhduk shumë fshatra e varros një pjesë të mirë të historisë së Dibrës si dhe zhvendos mijëra banorë nga pronat e tyre.
“Kërkoj që ta rimendoni këtë çështje sepse keni të bëni me zhvendosjen e mijëra banorëve dibranë që ju u keni premtu shtëpinë e tërmetit, ndërkohë që ata kanë jetuar aty në trpjet e veta shekullore Ju përgjigjuni që unë të mos bëj pyetje tjetër.” – thotë ajo gjatë replikës me kryeministrin.
Ndërkohë Rama e kudërshtoi duke i thënë se Skavica do bëhet sapo të zgjidhet çështja e financimit dhe se nuk është e vërtetë se zhvendos mijëra banorë. Për Rrugën e Arbrit, kreu i qeverisë tha se po përfundon dhe se në dhjetor hapet tuneli i Murrizit.
Pjesë nga debati
Rama: Unë e di që ti do thuash se ajo nuk do mbarojë se e ke ndarë mendjen, po ajo ka mbaruar dhe në dhjetor hapim tunelin.
Gjika: A ka mundësi të bëj një pyetje. Ju u keni premtu dibranëve që do u jepi shtëpinë e tërmetit
Rama: Një sekondë, një sekondë zemër të lutem. Tërmetin e nxorri tani, hajde pra në vendlindje ta bëjmë bashkë vendlindjen.
Gjika: Pjesën më të bukur të Dibrës do e mbuloni me ujë. Unë nuk mora përgjigje nga kjo, që hidrocentrali i Skavicës do ndërtohet dhe sot hidrocentralet në gjithë botën po shkatërrohen dhe po rehabilitohen lumenjtë dhe ju po kërkoni të ndërtoni hidrocentralin më të madh në Evropë, po e ndërtoni në Dibër. Kërkoj që ta rimendoni këtë çështje sepse keni të bëni me zhvendosjen e mijëra banorëve dibranë që ju u keni premtu shtëpinë e tërmetit, ndërkohë që ata kanë jetuar aty në trpjet e veta shekullore Ju përgjigjuni që unë të mos bëj pyetje tjetër. Unë po bëj vërejtje publikisht.
Rama: Të falënderoj shumë për pyetjen dhe do të informoj që Skavica nuk është hidrocentrali më i madh në botë…
Gjika: Në Evropë.
Rama: As në Evropë, as në Shqipëri që ta dish. As nuk sposton me mijëra e mijëra njerëz që të jemi të qartë dhe shumë as, as, as të tjera po është gjë e mirë në demokraci që ka edhe shoqata kundër. Për sa i përket Skavicës, jemi duke diskutu për çështjen e financimit dhe në momentin që do kemi të qartë çështjen e financimit ne do e bëjmë Skavicën. Dhe në mënyrë absolute nuk bëhet fjalë për shpërgulje masive, këto janë të gjitha të pavërteta.