Vendosni fjalën kyçe....

Marrëdhëniet ‘Drejtësi – Parlament’, Kryeprokurori Çela: Proces delikat, të konsiderohen praktikat më të mirë të BE-së


Në tryezën e Kuvendit me krerët e institucioneve të pavarura, Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela kërkoi përmirësim të marrëdhënieve mes Parlamentit dhe institucioneve të pavarura.

“Është një proces delikat sepse sa kohë flitet për pavarësinë e institucioneve dhe kornizë kushtetuese ligjore të miratuar pak vite më parë që është duke u testuar dhe që besoj deri tani ka qenë funksionale.

Do të donim që hapat që do të ndermerren në vijim të jenë mjaft të kujdesshëm. Duke marrë në konsideratë dhe qasjen si ne vlerësojmë marrëdhënien tonë me Kuvendin. Pa diskutim Kuvendi është ai që i bën ligjet, shikon nevojën për ndryshimin e tyre e ne jemi kontribues pozitiv në cdo proces. Procesi i integrimit paraqet sfida të reja e mund të lindë nevoja për të përshtatur komunikimin tonë ndërinstitucional. Në këtë këndëvështrim nëse procesi kërkimor që mund të bëhet për cfarë nuk shkon mirë e të përmirësohet, të merren në konsideratë eksperiencat më të mira në BE”