Vendosni fjalën kyçe....

Kryesia e PD-së merr vendimin për protestë në 6 tetor


Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ndërmarrjen e një aksioni opozitar në shkallë të gjerë.

Kryesia vendosi zhvillimin e një protestë në datën 6 tetor.

Vendimi erdhi pas diskutimeve të demokratëve për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin Ervin Salianji.

Sipas raportimeve nga selia blu bëhet fjalë edhe për protesta të tjera në gjithë Shqipërinë, ndërsa në fillim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi bllokime të akseve rrugore, porteve e aeroporteve, por edhe jetës universitare.