Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Elton Javorit në dhjetor 2023 në Fier, arrestohet Kreshnik Gashi


Majtas Elton Javori, djathtas Agim Gashi

33-vjeçari Kreshnik Gashi është arrestuar nga policia në Fier pasi akuzohet se bashkë me të vëllanë Agim Gashi kanë vrarë Elton Javorin, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor 2023 në Fier.

Agim Gashi është shpallur në kërkim. 41-vjecari Javori u qëllua me një plumb  pas koke brenda makinës së tij “Porsche Cayenne”pak metra larg shtëpisë së tij në lagjen “16 Prilli”.

Njoftimi

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin Kreshnik Gashi, 33 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Agim Gashi, (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elton Javori.  Vijon puna për kapjen e shtetasit Agim Gashi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”