Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu paralajmëron Iranin në OKB: Nuk ka asnjë vend në rajon ku Izraeli nuk mund të arrijë


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka deklaruar se Izraeli është në rrugë të mirë për të fituar dhe paralajmëroi Iranin se nuk ka asnjë vend në rajon ku Izraeli nuk mund të arrijë.

“Nuk ka asnjë vend në Iran ku dora e gjatë e Izraelit nuk mund të arrijë, dhe kjo vlen për gjithë Lindjen e Mesme,” tha Netanyahu, përcjell The Guardian.

Ai gjithashtu theksoi se çdo përpjekje duhet të bëhet për të parandaluar që Irani të posedojë armë bërthamore dhe kërkoi fundin e “pajtimeve” ndaj Iranit.

Netanyahu përdori gjithashtu platformën e OKB-së për të kritikuar ashpër organizatën ndërkombëtare, duke e quajtur atë një “pellg i vrerit antisemit” dhe theksoi se OKB-ja do të vazhdojë të shihet si një farsë për aq kohë sa Izraeli nuk trajtohet si të gjitha kombet e tjera.

Në të njëjtën fjalë, Netanyahu tha se Izraeli po bën gjithçka për të minimizuar viktimat civile në konfliktet e tij, duke përmendur se forcat izraelite shpërndajnë fletushka, dërgojnë mesazhe me tekst dhe bëjnë telefonata për të paralajmëruar civilët palestinezë që të shmangin rreziqet.