Vendosni fjalën kyçe....

Salianji drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës: Do sakrifikoj lirinë time për të vërtetën


Deputeti Ervin Salianji ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe është drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për tu vetëdorëzuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg.

Salianji shprehu se çdo përpjekje e tij ka qenë në interesin publik dhe se ky vendim është politik. Ai theksoi se do të vazhdojë betejën e tij për të vërtetën, duke shpresuar se do të jetë një betejë për qytetarët.

Ai njoftoi gjithashtu se protesta për të mbështetur kauzën e tij do të mbahet më 6 tetor, duke nënvizuar se qytetarët kanë reaguar dhe do të organizohen në protesta të mëdha.

Çdo përpjekje që kam bërë është për interesin publik, këta nuk do të ngopen për të keqën, as në nuk do ngopemi duke bërë mirë apo duke përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve dhe forcojmë një demokrati ku të funksionoj shteti i së drejtës.

Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët.

Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim. Protesta do të mbahet në datën 6 tetor. Tani nuk kam kërkuar që të mbahet asnjë protestë par Policisë. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.”