Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet një polic i burgjeve në Yzberisht, autorët i marrin dhe armën e shërbimit


Një polic i burgjeve është dhunuar gjatë natës neë zonën e Yzberishtit.

Mësohet se personi i dhunuari është dërguar me urgjence në spitalin e Traumës.

Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, por mësohet se policit, të identifikuar me inicialet A.L., i kanë marrë edhe armën e shërbimit.

Sa i përket shkakut të ngjarjes, ai mbetet ende i panjohur.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.