Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Rama tentoi t’ja lajë fytyrën Fatmir Xhafajt, por ia nxiu maxhorancës


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 u shpreh se kryeministri Edi Rama është në panik pas dënimit të Ervin Salianjit.

Ai theksoi se Rama ka tentuar të “lajë fytyrën” e Fatmir Xhafajt, por në të vërtetë ka nxirë reputacionin e maxhorancës.

Edi Rama tentoi t’ja lajë fytyrën Fatmir Xhafajt, por ia nxiu gjithë maxhorancës. Edi Rama është në panik, prandaj reagoi shpesh për dënimin e Salianjit. Ata kanë menduar se thjesht do ta burgosin Salianjin e çdo gjë do të mbyllet këtu.

Por kjo çështje tani nis. Rama sot kontrollon drejtësinë. Kryeministri nëse do i qëndronte etikës së vet, nuk do reagonte. Ai ka thënë se nuk do reagojë, nëse ka dënime nga drejtësia. Shoqëria e ka parë si hero Ervin Salianjin. Secili është prekur nga dënimi i Salianjit”, u shpreh ai.