Vendosni fjalën kyçe....

PD në Kamzë zhvillon zgjedhje për kryetarin, në garë tre kandidatë


Partia Demokratike në Kamzë zhvillon sot zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarit të kësaj dege.

Në garë për drejtimin e degës janë Artan Kukeli, Petrit Doda e Alfred Halilaj.

Klevis Balliu shkruan se riorganizimi i degës do e kthejë qytetin në duart e qytetarëve.

Sot janë zgjedhjet në degën Kamzë ku kandidojnë tre personalitete të nderuara si Zoti Alfred Halilaj , Zoti Artan Kukeli dhe Zoti Petrit Doda për kryetar të kësaj dege .

I uroj suksese të tre kandidatëve të nderuar. Riorganizimi i degës Kamëz do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve”- shkruan Balliu.