Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri shkon në SPAK


Ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri është paraqitur sot në SPAK.

Pak ditë më parë, ai fitoi pafajësinë në Apelin e Gjykatës së Posaçme lidhur me një tender për dru zjarri në vitin 2017.

Kapri u akuzua nga prokuroria se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje drush zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.P

avarësisht ankimimit të SPAK-ut, Kapri mori pafajësinë në Apelin e GJykatës së Posaçme.