Vendosni fjalën kyçe....

75 kasolle i vlerësuan si banesa, 353 milionë lekë dëm, arrestohen 5 zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë


Pesë zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë janë arrestuar nga policia me kërkesë të prokurorisë.

Ata akuzohen se kanë abuzuar me procesin e rindërtimit duke i sjellë shtetit një dëm prej rreth 353 milionë lekësh të rinj.

Zyrtarët e arrestuar janë Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja e Edlira Ramaj.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e lartpërmendur i kane vlerësuar si banesa 75 kasolle.

Njoftimi

“Policia e Durrësit(komisariati i Kavajës)ka zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të 5 punonjësve të bashkisë së Rogozhinës:Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj të cilët janë vënë në pranga.Ata akuzohen “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dhe mashtrim”me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit rezulton se hetimet në ngarkim të tyre nisën pas denoncimeve nga banorë të Rogozhinës të cilët u ankuan se me proçesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre. Kjo çoi në hetimin e vendimeve ta marra nga personat e caktuar në këtë proçes dhe rezultoi në shkelje në mbi 78 raste. Në përfundim të hetimeve prokuroria e Durrësit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që të vendosë arrestimin e tyre.”