Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria është demokraci, pakënaqësitë nuk shprehen me dhunë” – Ambasadori i BE-së


Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato ka komentuar tensionet e djeshme në Kuvend, ku deputetët e PD-së u vunë flakën karrigeve dhe qëlluan me sende në drejtim të kryeparlamentares Spiropali.

Ai tha se në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe se dhuna nuk është rruga e duhur.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin. Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje”, tha Gonzato.