Vendosni fjalën kyçe....

Federata e Opozitës, Noka: Opozita është nën një agresion të pandalshëm, prej tre vitesh duan të na asgjësojnë


Federata e Opozitës po zhvillon takim në selinë e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, u shpreh se në 3 vite opozita ka qenë përballë përpjekjeve për likujdimin e saj

Ndërsa në lidhje me situatën e fundit politike me burgosjen e Salianjit dhe tensionet në Kuvend,. Noka tha e opozita është në një agresion të pandalshëm

“Federata e Opozitës së bashkuar mblidhet sot për të analizuar gjendjen e rëndë politike në të cilën Ram dhe narko regjimi e kanë futur vendin tonë prej 3 vitesh.

Opozita është nën një agresion të pandalshëm. Në 3 vite Rama ka bërë gjithçka për të likujduar opozitën.

Regjimi i Ramës i bazuar fund e krye në drogë krime, korrupsion, synimin kryesor kishte institucionalizimin e mafies në pushtet.

Që të mos kishte asnjë zë të denonconte lidhjet e Ramës me trafikun e drogës”, u shpreh ai.