Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, është pyetur nga mediat në lidhje me pushtimin tokësor të Izraelit.
“Tani nuk po luftojmë ballë për ballë [me Hezbollahun], por po e marrim seriozisht,” thotë Hagari, raporton BBC.
Ai shton se forcat izraelite janë “gati për të luftuar” forcat e Hezbollahut, por ai gjithashtu thotë se Izraeli nuk do të shkojë në Bejrut, apo në ndonjë qytet jugor të Libanit.
Më pas Hagari pyetet se çfarë do të ndodhë gjatë “inkursionit” në ditët në vijim. “Ti thua inkursione dhe unë them bastisje”, thotë ai.
“Ky është një bastisje, një bastisje e zgjatur”, duke shtuar se “ne do ta bëjmë sa më shpejt që të mundemi, do të heqim kërcënimin”.
“Ne do ta shtyjmë Hezbollahun prapa [nga] kufiri.”