Aktivisja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka shprehur mendimin e saj mbi dënimin me një vit burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, ajo theksoi se ky dënim është i bazuar në fakte dhe se nuk ka asnjë lidhje me ndikime politike nga SHBA.
Kokalari kritikoi Partinë Demokratike për fokusimin e saj në mbrojtjen e Salianjit, duke e cilësuar atë si një figurë që nuk ka asnjë vlerë politike. Ajo tha se kryeministri Edi Rama nuk është i interesuar për Salianjin dhe se PD-ja po luan një lojë të gabuar duke iu përkushtuar një çështjeje që sipas saj, është komike.
Duke komentuar protestat e planifikuara nga Berisha, Kokalari theksoi se këto veprime nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe se PD-ja po dëmton veten. Ajo shprehu shqetësim për dhunën në protestat e fundit dhe theksoi se duhet të ketë një debat më serioz mbi çështjet e rëndësishme që prekin vendin.
Kokalari gjithashtu kritikoi Sali Berishën për mënyrën se si ai po udhëheq partinë, duke theksuar se nëse Berisha humb zgjedhjet e ardhshme, do të japë dorëheqjen dhe se vajza e tij, Argita, do të kandidojë për kreun e PD.
Ajo përfundoi duke shprehur nevojën për një opozitë më serioze dhe një qeveri që të përballet me problemet e mëdha të vendit, si korrupsioni dhe situata ekonomike. Kokalari bëri thirrje për një pastrim të politikës shqiptare përmes SPAK-ut dhe një luftë të civilizuar politike për të ndryshuar situatën në Shqipëri.
Intervista
Gazetari: Zonja Kokalari kush mendoni ju se e ka dënuar deputetin e partisë demokratike zoti Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë. Nga njëra anë partia demokratike e konsideron këtë dënim politik madje mbështetës së saj shkojnë deri aty sa thonë se Salianji është dënuar nga SHBA.
A është ky një dënim politik dhe duke ecur në të njëjtën logjikë qe ata thonë çfarë lidhje kanë SHBA-të me dënimin e deputetit demokrat Salianji.
Kokalari: SHBA nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Salianjin edhe për mendimin tim fakti që këto mendojnë që Salianjin e ka dënuar Edi Rama, 1 pyetje kam në qoftë se ju mendoni që Edi Ramës i intereson Salianji ose nëse mendoni që Edi Ramës i duket problem Salianji, për Edi Ramën kjo është diçka tmerrsisht komike sepse nuk ka absolutisht asnjë vlerë në parlament sepse e kanë parë vetë në kurrizin tim mënyrën sesi sulmon politikisht domethënë nuk është bërë një lojë të mirëfilltë kur vjen puna për politikë dhe me këto budalliqe që bëjnë PD-ja sidomos në flakën që i vunë parlamentit sot dhe për protestën që duan të bëjnë për Salianjin që unë garantoj demokratët nuk do ngrihen për dhe kjo është një protest tjetër që do të dali bllof dhe Berisha nuk e kupton kur është koha për të ndaluar të gjithën këtë.
E gjithë kjo domethanë mua më vjen keq sepse PD-ja po i luan shumë gabim lojën. Edi Rama është shumë i fuqishëm në këtë në këtë moment si nga ana qoftë financiare organizimi mënyrën sesi bën fushatat dhe të zihesh për diçka që dhe gjykata dhe sistemi i drejtësisë e cuan në burg Salianjin për një vit dhe të merresh, të hedhësh këtë kundra Ramës dhe mos merresh me fakti që senati po fillon një investigim të Edi Ramës dhe afereve të tij me Jared Kushner këtu ka diçka që nuk shkon nuk shkon fare madje.
Pse po ngrihet zëri për për gjëra që vërtet të nuk kanë asnjë vlerë. A meritonte Salianji një vit burg edhe ktë nuk di ta them, po di të them këtë, jo është bërë me fakte sepse në radhë të parë këtu kemi dikë që asnjë prej futen fakti që këdo që ky akuzonte apo po denonconte, mund të jetë korruptuar, mund të merrem me drogë, drejtësia u mor me ta nuk po i futem asaj, problemi që demokratët këtu nuk kuptojnë është që o ky po dënohet sepse denoncojë atë, nuk është kështu ne e dimë që nuk është kështu kur ti merr një dosje kur ti merr një audio të falsifikuar dhe ti di që ose është e falsifikuar ose keni ndryshime shumë qarta që kjo është e falsifikuar dhe ti si deputet i parlamentit shqiptar degë dhe e bën këtë publike kjo është një gabim shumë i madh dhe këtu duhet fillojë e gjithë a debati jonë.
Më vjen keq që PD-ja ka arritur në pikën të merret me Salianjin.
Gazetari: Ju e përmendët pak më parë edhe në diskursin tuaj zonja Kokalari kryetari i PD-së zoti Sali Berisha e ka konsideruar këtë si një akt lufte dhe tha se do i përgjigjemi me luftë ai ka thirrur një protestë në datën 7 tetor, një protestë të dhunshme pasi do bllokojë ose duan të bllokojnë në fakt të gjitha akset rrugore të kryeqytetit madje edhe sot në mbledhjen që u zhvillua nga kryetari i grupit gazmend bardhi ata morën akte të dhunshme në parlament duke djegur karriget e tyre ku ata uleshin.
Kokalari: Dhe duke i gjuajtur një femre, më vjen më ka ardhur më fal që të ndërpresë nuk më intereson fare se çfarë partie i përket Spiropali nuk intereson fare nëse Spiropali është e korruptuar apo jo (ndërhyn gazetari) Bardhi në fakt ka qënë ai në fakt që e ka goditur me një copë hekuri.
Jo vetëm një herë e ka bërë më shumë se një herë dhe sesi lejohet kjo unë nuk di, sesi nuk është i arrestuar momentalisht unë nuk e di ka drejtësi në atë vend apo jo sepse unë flas si femë dhe dua të di ku janë gjithë këto grupet feministe që janë të mbrojnë femrën, si nuk kanë ngritur asnjë zërin është një anë shumë shëmtuar pak rëndësi se cilës partie politike i përket, janë ca gjëra që nuk duhen shkelur.
Djegia e karrike sot mesa dëgjova është një kohë që është 39 mijë € tashi nuk është shumë dhe nuk është pak por gjithçka që del nga taksat e shqiptarit.
Mënyra sesi PD-ja po lufton mua më kalon më gojëhapur dhe më kujtohet data 7 janar 2022 që unë e kam lutur Sali Berishën në telefon të kancelojë protestën që keta po shkonin në PD, dhe aty u bë një luftë, u bë një dhunë dhe e tëra ajo që nuk doja unë të ndodhte ishte pikërisht.
Gazetari: Dhe ka qënë pikërisht deputeti Ervin Salianji i cili ka zënë me dru demokratët.
Kokalari: Dhe Gaz Bardhi. Dhe këta pa pikën e turpit ulin dhe Bardhin dhe Salianjin dhe Gjekmarkaj në krye të këshillit kombëtar dhe ja uljen demokratëve që Berishës i kanë dalë në krahë pa absolutisht asnjë kusht kështu që këtu ka disa probleme shumë thelbësore.
Gazetari: Po ku po gabon sot PD dhe dhe vetë zoti Berisha sot?
Kokalari: Në radhë të parë në mënyrë absolute jo dhunës në mënyrë absolute ato shkoni përpara bashkisë dhe i vinin zjarrin gomave.
Më fal po i bëni dëm Erion Veliajt se atë e keni brenda e keni rehat dhe as do tja dijë fare se cbëni ju budallenjtë përjashta, por ti vësh flakën edhe të dëmtosh pronën e përbashkët për mua është skandaloze.
Unë nuk arrita kuptoj sesi mendojnë këta që këta fitojnë kredibilitetin tek populli se këta kanë nevojë për votën e popullit. Kush është pjesë e popullsisë përveç militantëve që do të japim votën PD-së , kur ti e lufton Edi Ramën në këto forma e lufton Erjon Veliaj në këto forma këtu ka kjo është kthyer në komedi të them drejtën dhe ky është një teatër e gjithë kjo është një teatër e udhëhequr nga Berisha.
Gazetari: Pikërisht zoti Berisha ka deklaruar më herët se do të jetë shtatori fundit ky që i gjen në opozitë ndërsa për kandidatët për kryeministër nga radhët e PD-së ka thënë se do të japë një referendum dhe ka ftuar çdo kënd që të dalë përballë tij ju zonja kokalari e njihni shumë mirë politikën. Pse një deklarate e tillë nga zoti Berisha në një kohë kur situata të cilën ndodhet PD por dhe vetë zoti Berisha nuk e favorizon diçka të tillë dhe çfarë çfarë mendoni ju se bën të sigurtë Berishën se do jetë ai që do vijë në pushtet?
Kokalari: Ai nuk vjen në pushtet dhe para punës nuk vjen në pushtet edhe nëse ai do të dojë do jem unë, Kokalari 2 që do e luftoj dhe më vjen keq që jam në këtë pikë ,por…
Gazetari: Pse thoni këtë zonja Kokalari?
Kokalari: Kam parë shumë gjëra kanë parë shumë gjëra e kanë parë vetë përpara se ti jepja mbështetjen berishës shumë njerëz më thonin këto që unë i kam parë vetë sigurisht nuk do i merja për bazë derisa ti i shikon gjërat me sytë e tu i kam parë gjërat me sytë e mi dhe di të ju them disa gjëra, në radhë të parë teknike nuk duhet të ndodh në qoftëse Edi Rama unë kam luftën time, unë kam betejat e mia me Edi Ramën dhe nuk kam për ta lënë dhe shanset janë, me atë luftë që po bëj kundër reklamat që Edi Rama e din shumë mirë që të paktën unë nuk ua bëj njerëzve pas kurrizit por ua bej njerëzve përballë por që Edi Rama nuk duhet ta lëshojë qeverinë momentalisht, as ti shkoj Ilir Metës, as ti shkoj Sali Berishës as tu shkoj atyre që janë pas Sali Berishës momentalisht, sepse shqipëria ka probleme të tmerrshme ka probleme me korrupsionin, ka probleme ekonomike domethënë njerëzit janë duke ikur pikërisht nga gjendje ekonomike në shqipëri. Por nëse Edi Rama ua lëshon këtyre Shqipëria do të shkojë akoma më poshtë. Unë dua qëSPAK të marri seriozisht pastrimin e gjithë politikanëve në shqipëri dhe kam iden që do ta bëjë pavarësisht se çfarë thonë njerëzit për SPAK dhe pak rendesi ka.
Mendoj që ato element në opozitë që janë njerëz seriozë dhe dinë të bëjnë një luftë të civilizuar politike duhet të arrijnë të heqin Edi Ramën por ju duke hequr Edi Ramën dhe duke vendin Ilir Metës eSali Berishës në këto pika që i kemi parë.
Gazetari: Nga nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se nëse do të humb zgjedhjet do të japë dorëheqjen. këtë në fakt e ka konfirmuar edhe vajza e tij zonja Argita Berisha në një nga daljet e saj në media, duke thënë se do jetë ajo e cila do të kandidojë për të marrë kreun e PD.
Kokalari: Edhe unë do të kandidoj me të, unë preferoj atë në krahasim me Belind Këllicin e me këto që me zor presin fërkojnë duart vetëm për të marr pushtet dhe korrupsion të gjallë.
Gazetari: Por a mendoni se do të jetë zonja Argita Malltezi, ajo që mbase do të sjellë edhe atë ndryshim që të gjithë duan?
Kokalari: Nuk sjell dot ndryshimin se nuk ka kapacitetin ne rradhë të parë. Të jesh vajza e Sali Berishës dhe të shkosh të bësh gjithë karrierën tënde thjesht si vajza e Sali Berishës nuk të bën ty të aftë, as të bësh një luftë poliktike, as të drejtosh një parti politike.
Nëqoftëse ajo e ka kapacitetin atëherë ajo sdo ketë asnjë problem të kandidojë në të njëjtën kohë me mua, të kemi debate publike dhe politike të dyja. Ajo mund të fitojë me votën se si vidhet në PD. Por është në rregull sepse të paktën unë e legjitimoj vjedhjen atyre por me të drejtë të zotit ajo nuk e fiton. Ajo thjeshtë do e fitojë që është vajza e Sali Berishës.
Unë besoj se Sali Berisha do japë dorëheqjen mbas 2025 që do i humbi sepse e gjithë puna dhe e gjithë detyra momentalisht është që ta fitoje Edi Rama 2025. Ata të tërë po mendojnë që Donald Trump do te fitoje në Amerikë, Roger Nail do bëhet sekretar i shtetit do i heqi këtyre sanksionet dhe sanksionet këtyre nuk kanë për të hequr dhe do jem unë arsyeja përse kësaj rradhe nuk kanë për tu a hequr atyre dhe sigurisht ai do japi dorëheqjen dhe do ja kalojë Argita Malltezit.
Unë do kandidoj për partinë demokratike bashkë me Argita Malltezin dhe di të them që edhe po e fitoi ajo PD-ja do marrin fund pas kësaj, pas ikjes së Sali Berishës. Sali Berisha kishte një shans fantastik ne 2021 e nisëm shumë mirë.
Shumë pak gjëra i kërkuam kthimin e PD në një parti konservatore dhe serioze me garë të lirë. Unë jam skandalizuar me cfarë kam parë në atë parti. Nuk i bëri na tërhoqi të gjithë zvarrë.
Gabimi i tyre është që më tërhoqën mua zvarrë më bën mua pis dhe tani kanë disa haqe për të larë dhe këto haqe do i dalin si me sanksionet në Amerikë se këto më kanë nënvlerësuar mua. Kur vjen puna për kapacitetin tim njerëzit qe njoh në Amerikë dhe njoh procesin se si funksionojn gjërat.
Në momentin që unë po lufoj Edi Ramën për blerjen që i ka bërë anës së Donald Trump dhe nuk e fajësoi dot duke e ditur kapacitetin e Edi Ramës në Shqipëri me korrupsionin me mënyrën sesi blejnë njerëzit që është mënyra ballkanike e ballkanizuar.
Dhe unë këtë nuk e lë dhe ai e di shumë mirë që nuk e lë për më tepër që nuk dua që asnjë pikë në Shqipëri tu jepen të huajve.
Po të kisha edhe opozitën në krahë që flisnin për një investigim të senatit kundër Edi Ramës kjo do ishte një armët më të forta që ato do kishin për 2025 për të luftuar Edi Ramën. Ato po e mbyllin gojën sepse e vetmja gjë që Berisha do momentalisht është heqja e sanksioneve që ai po mbyll gojën edhe duke lënë Edi Ramën të bëj çfarë të bëjë me Jared Kushner dhe meRichard Grenell por gabimin më i madh është që më kanë mua në këtë mes që i di gjërat nga brenda dhe kjo më sjell në momentin që i luftoi të dy në të njëjtën kohë dhe Berishën dhe Edi Ramën.