Deputetët e PD-së do duhet të paguajnë dëmet material të shkaktuara në aksionin e së hënës knë Kuvend ku u dogjën disa karrige si dhe u dëmtuan pajisje elektronike si mikrofonë e ekrane, foltorja e tapete.
Për të vlerësuar dëmet është ngritur një grup pune që pritet ta dorëzojë raporton më 8 tetor, raporton Report TV.
Barrën më të madhe financiare të dëmeve pritet ta mbajnë deputetë kryesorë që u vunë flakën karrigeve ose janë kapur duke dëmtuar pajisjet eektronike, ndërsa të tjerët nuk do ndëshkohen.
Mes deputetëve që pritet të paguajnë dëmet janë kreu i grupit parlamentar Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Noka si dhe deputetët Hoti e Nallbati.