Vendosni fjalën kyçe....

Biseda në “Sky” për 100 mijë € te Gaz Bardhi është fals, dy firmat e oficerëve u morën copy-paste tek dosja “Metamorfoza”


Nga Elton Qyno

Dy fotografi të mbërritura në telefonin e Gazmend Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, ku jepej tabloja e një bisede të zhvilluar me kodet e biznesmenit Ervis Martinaj dhe një kodi tjetër të pretenduar se është përdorur në shkurt 2021 nga i ndjeri Erigers Mihasi, rezultojnë të jetë të falsifikuara.

Lajmi për retushimin e përmbajtjes së bisedës dhe stampimit të firmave të dy oficerëve të BKH-së Joni Keta dhe Ermal Hasa, është konfirmuar për “Ora News” nga një burim i sigurt në SPAK, i cili ka monitoruar rastin.

Krahasimet e kryera me sy të lirë të dy fotove që personazhi i paidentifikuar që paraqitet me nofkën “Mbreti Zog”, ia dërgoi kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kanë rezultuar se nuk janë akte të prokurorisë SPAK, por dyshohet shumë se janë prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike.

Bardhi paraqitet në SPAK/ I ndodh edhe një incident, makina e tij përplas një motorist

Burimet sqaruar për gazetarin Elton Qyno se proces-verbalet origjinale të bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, në anën e djathtë të tyre kanë numra rendorë, detaj ky që mungon në dy fletët e dërguara me fotografi deputetit të PD, Gazmend Bardhi.

Ky është versioni i dokumentit origjinal të prodhuara nga prokuroria e posaçme SPAK.

EKSKLUZIVE/ Biseda në “Sky” për 100 mijë € te

 

Ndërsa ky është versioni i falsifikuar që i është dërguar pak ditë më parë deputetit Bardhi.

EKSKLUZIVE/ Biseda në “Sky” për 100 mijë € te

Nga verifikimet e kryera, SPAK ka zbuluar se përmbajtja e pasqyruar në fund të proceverbalit të dërguar Gazmend Bardhit me tekst:

“…Këqyrja mbyllet këtu, procesverbali pasi lexohet nënshkruhet pa vërejtje…. OFICERI POLICISË GJYQËSORE Joni KETA Ermal HASA…”- është marrë copy-paste nga procesverbali origjinal që mban Nr.561 i cili ndodhet në dosjen “Metamorfoza”, të cilën tashmë SPAK e ka dorëzuar në gjykatë për shqyrtim gjyqësor.

Edhe dy firmat e tjera të shënuara në fotografinë e parë të dërguar nga “Mbreti Zog” tek telefoni i Gazmend Bardhit, janë marrë përmes skanimit me programe kompjuterike.

Këto dy firma rezultojnë të jenë hedhur nga dy oficerët tek proces-verbalet e sekuestrimit të provave shkresore, gjatë fazës së hetimit të dosjes “Metamorfoza”.

Ndërkohë përmbajtja e bisedës dhe kodeve “Sky” që pasqyrohen në proces-verbalin Nr.561 të SPAK është e gjitha e ndryshme me përmbajtjen e bisedës dhe kodeve të dërguara, deputetit Bardhi.

Për këtë situatë, SPAK është vënë në lëvizje nga deputeti i PD Gazmend Bardhi, i cili ka depozituar informacionin duke kërkuar nisjen e hetimeve për këtë rast intimidues dhe shantazhues ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

EKSKLUZIVE/ Biseda në “Sky” për 100 mijë € te

VINI RE: Ky material është pronësi inetektuale e Ora News