Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol një banese në Fushë Krujë


Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një banese në Fushë Krujë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në Lagjen 1 të qytetit dhe ka shkaktuar dëme materiale.

“Më datë 03.10.2024, rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 1, Krujë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit B. K., (te dera e banesës), dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme material.” – thuhet në njoftimin e policisë.