Vendosni fjalën kyçe....

“O Niko, pse vini këtu e bëni presion, pse bëni të fortin” – Bardhi përplaset me Peleshin


Deputetët e PD-së janë përplasur me deputetë socialistë të cilët janë përpjekur të hyjnë në Kuvend, teksa të gjitha hyrjet janë të bllokuara prej demokratëve.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi është përplasur me homologun socialist Peleshi teksa tha: “Keni tre kukulla në Komisionin e Etikës dhe përjashtoni opozitën.”

Ndërsa në tjetër deputet dëgjohet duke thënë: “Niko ça ke, pse vini këtu e bëni presion? Pse bëni të fortin? Ç’i kë tërë ato përforcime që solle me vete?”