Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia shkakton probleme në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve


Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme me lëvizjen në Durrës.

Problematike paraqitet gjendja jo vetëm për mjetet po edhe për qytetarët.

Për shkak të erës së fortë është pezulluar lundrimi i anijeve në Portin e Durrësit.

Tragetet drejt Barit janë nisur me 8 orë vonesë për shkak të dallgëve të larta.