Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshjet me Çekinë e Gjeorgjinë, Silvinjo zbardh listën e lojtarëve


Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ato jashtë fushe me Çekinë dhe Gjeorgjinë, përkatësisht me 11 dhe 14 tetor.

Në portë janë thirrut Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.