Kryebashkiaku socialist i Matit Agron Malaj është paraqitur në SPAK. Arsyet e vajtjes së tij në Prokurorinë Speciale nuk dihen ende.
Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit, ku u vranë katër protestues.
Pas shkarkimit nga ish-ministri i Brendshëm Tahiri, Malaj u bë pjesë e Partisë Socialiste duke u zgjedhur kryebashkiak i Matit në dy mandatet e fundit.
PD-ja e ka akuzuar Malajn se i është shmangur Ligjit të Dekriminalizimit pasi sipas selisë blu është dënuar në vitin 1999.