Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete.
Në Durrës është pezulluar lundrimi i anijeve si dhe ka pasur probleme për sa i përket lëvizjes së makinave dhe qytetarëve.
Probleme ka pasur edhe në Lezhë ku uji ka bllokuar hyrjen e disa pallateve në lagjet “Besëlidhja” e “11 Janari” si dhe ka shkaktuar probleme në lëvizjen e makinave në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka nxjerrë disa video ndërsa shkruan se sistemi i kanalizimeve të qytetit nuk e përballon dot nivelin e prurjeve të ujit dhe se bashkia duhet të kishte marrë masat e duhura para nisjes së sezonit të reshjeve.