Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë,”- Berisha: Të hënën të gjithë marshim në Tiranë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët shqiptarë të dalin në protestë këtë të hënë në Tiranë. Ai e përshkroi protestën si një shprehje të idealeve dhe ndërgjegjës së çdo shqiptari dhe patrioti të vërtetë.

Berisha theksoi se protestuesit duhet të kenë si qëllim mbrojtjen e votës së lirë dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama si një armik të demokracisë dhe të shtetit ligjor, duke pretenduar se Rama ka instaluar një autokraci elektorale në Shqipëri, duke kontrolluar votat përmes blerjes së tyre dhe frikësimit të zgjedhësve.

“Thirrje për çdo demokrat dhe demokrate për çdo opozitar të vërtetë, për çdo qytetar shqiptar që beson te vota e lirë, që beson se vullneti i tij duhet të respektohet, që beson te Kushtetuta dhe shteti ligjor, që beson se Edi Rama në të gjithë qenien e tij është një armik i egër i votës së lirë, është një armik i egër i shtetit ligjor dhe demokracisë sa ai ka instaluar në Shqipëri autokracinë elektorale në të cilën me industrinë e blerjes së votës, me shtetin e tij elektoral, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve kontrollon njësoj si në diktaturat ideologjike vullnetin e qyt shqiptarë.

Thirrja ime është ditën e hënë në orën 18:00 të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore, për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike, kundër vjedhjeve të pashembullta në historinë e këtij vendi nga personalisht Edi Rama dhe klani i tij kriminal.

Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në proktetoriat të mafies. Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dh ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar, por edhe e çdo patrioti që e do kombin shqiptar dhe që e do Shqipërinë”, deklaroi Berisha.