Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë zemëratën e qytetarëve


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kritikuar burgosjen e deputetit Ervin Salianji, duke theksuar se kjo veprim do të intensifikojë më tej protestat dhe denoncimet nga ana e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Në një konferencë për media, Meta shprehu se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama është ai që synon eliminimin e opozitës ose krijimin e një opozite të kontrolluar.

Kur u pyet për emërimin e Ilir Prodas si drejtor të ri të Policisë së Shtetit, Meta theksoi se përgjegjësia kryesore për inkriminimin në vend i takon kryeministrit Rama.

Ai e quajti të kotë ndërrimin e drejtuesve të policisë, duke theksuar se qeveria ka politizuar policinë për të intimiduar votuesit dhe për të kanalizuar vendin në krim.

“Qëndrimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitës ose të jetë e telekomanduar.

Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë në krye të denoncimeve të forta kundër kësaj regjimi, jo vetëm që nuk, do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve.

Këtu problemi nuk janë disa karrige por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar, flakët e një korrupsioni skizofrenik.

Në krye të policisë së shtetit është Edi Rama, përgjegjësi kryesi i inkriminim.

Nuk ka rëndësi ndërrimi i ministrave dhe drejtuesve, pasi kjo qeveri instrumentin e parë që politizoi ishte policia e shtetit përmes së cilës kanalizoi vendin dhe intimidoi votuesit”.