Vendosni fjalën kyçe....

Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, plagosen 6 pasagjerë


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh në Fier.

Një furgon mallrash dhe një pasagjeresh janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.