Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas kalimtarin në rrugën kombëtare Burrel-Klos, humb jetën 44-vjeçari


Një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të diele (6 tetor), në rrugën kombëtare Burrel-Klos.

Paraprakisht dyshohet se makina ka përplasur një kalimtar, i cili ka humbur jetën në vend.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet.