Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk kërcen përpjetë i ngazëllyer teksa Trump e prezanton në vendin ku iu bë atentati (Video)


Elon Musk i ngazëllyer kërcen në skenë për t’iu bashkuar Trumpit në Butler, ndërsa ai rishfaq “luftë, lufto, lufto” të ish-presidentit momentin pasi u qëllua

Elon Musk u hodh përpjetë me ngazëllim teksa iu bashkua kandidatit republikan  për president Donald Trump në podium, me këtë të fundit që u rikthye në vendin ku pak muaj më parë i shpëtoi një atentati. Ish-presidenti u shfaq në Butler Farm në Pensilvani përpara një turme të mbushur që e brohoriste.

Pasi u hodh përpjetë për disa çaste Musk i tha turmës: “Amerika është shtëpia e trimave dhe prova e vërtetë e karakterit të dikujt është se si ata sillen nën zjarr”.

“Ne kishim një president që nuk mund të ngjiste shkallët dhe një tjetër që ngrinte grushtet lart pasi u qëllua me plumba dhe na tha zemër duke thënë:Lufto, lufto, lufto!”

Musk, i veshur me një kapelë të zezë bejsbolli, u bëri thirrje mbështetësve të votojnë Donald Trump-in dhe të regjistrohen për të votuar dhe t’u kërkojnë të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Paraqitja e Musk në mitingun e Trump në Butler ishte hera e parë që ai dilte në skenë në një tubim politik.

Miliarderi u frymëzua të mbështeste Trump publikisht pas atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit në Butler më 13 korrik.

Ndërsa dy burrat ishin në skenë, Trump lavdëroi Musk për dhurimin e sistemeve Starlink për viktimat e uraganit Helene, duke bërë shaka se nuk e kuptonte se çfarë ishte sistemi i internetit satelitor hapësinor.

“Nuk e dija se çfarë dreqin ishte Starlink”, pranoi Trump.

Ndërkohë turma brohoriste: “Elon! Elon! Elon!”