Vendosni fjalën kyçe....

“I fola për Berishën, Salianjin e Belerin” – Këlliçi rrëfen çfarë bisedoi me Donald Trump-in


Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi rrëfeu se çfarë bisedoi me kandidatin republikan për president të SHBA-së Donald Trump gjatë takimit me të në SHBA para pak ditësh.

Ai tha se i tregoi ish-presidentit amerikan i për dënimin e deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe eurodeputetit Fredi Beleri si dhe arrestin në shtëpi të kreut të opozitës, Berisha.

Këlliçi pohoi se Trump e ka kuptuar situatën, duke bërë një paralelizëm me atë që i ka ndodhur edhe vetë atij me përdorimin e sistemit të drejtësisë në SHBA kundër kundërshtarëve politikë.

“Për aq pak minutia sa pata mundësinë të bisedoja me presidentin Trump u ndala te keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë që ndodh në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur me Trump në SHBA, ku në procese të ndikuara politiksht dhe të lobuara kundër tij, ai arrin ta kuptojë fare qartë përdorimin e sistemit të drejtësisë kundër opozitës dhe kundër rivalëve. Pata mundësinë shumë shkurt t’i thoja që kreu i opozitës vijon të jetë në arrest shtëpie dhe i izoluar pa prova, depoutetë të PD-së që kanë denoncuar lidhjet me krimin të ministrave të Brendshëm si rasti i vëllait të Fatmir Xhafajt dënohen me burg dhe nuk dënohen ata që bëjnë trafik droge. Eurodeputet që është jaftueshëm i mirë për Parlamentin Evropian, Fredi Beleri, që përfaqëson Greqinë dhe këtu u arrestua se fitoi zgjedhjet në HImarë në një vendim krejt politik, në shkjelje të Kushtetutës.” – tha Këlliçi.