Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga shtëpia e Noka nga televizioni karikojnë qytetarët: Nesër nisim betejën e jetës


Kreu i PD-së Berisha dhe sekretari i Përgjithshëm Noka u bënë thirrje qytetarëve të protestojnë masivisht në protestën e thirrur nesër në orën 18:00 në Tiranë e mbarë vendin.

Në fjalën e tij për simpatizantët nga dritarja e shtëpisë, kryeopozitari Berisha tha se beteja që nis nesër është për dinjitet, votën e lirë e të ardhmen e vendit.

“Pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo demokrat, opozitar është i betuar për çdo sakrificë. Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demokratëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores. 23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë. Nuk ka forcë në botë të na mposhtë. Nisim betejën e jetës sonë, të shansit tonë historik”, tha Berisha.

Ndërsa Noka se në protestën e nesërme do marrin pjesë profesionet e lira, bizneset e qytetarët. Numri dy i selisë blu tha se në Neës24 se qeveria ka kapur drejtësinë e ka shkatërruar ekonominë, shëndetësinë e arsimin. Sipas Nokës, SPAK po bën atë që nuk bëri dot Rama në synimin e tij për të asgjësuar opozitën.

“Shëndetësia është e rrënuar. Profesione e lira janë të gjithë gati të ngrihen në këmbë sepse ka tentuar t’i zhdukë e asgjësojë me taksat. Bizneset po i shtyp. Në Shqipëri ka dy kategori biznesesh, qeveritare dhe ata që mezi mbijetojnë. Drejtësia e re, a ka ndodhur më parë të shkojë 16 vjet shqyrtimi i çështjeve? SPAK lufton dhe ka synim të asgjësojë opozitën. Çfarë nuk e arriti dot Rama të nxjerrë jashtë ligjit, me logon, e ka synim SKAP. E gjithë opozita nën sulmin e SPAK. Me Salianjin “u derdh gota”, u shpreh ai.