Një aeroplan pasagjerësh i “Frontier Airlines” mori flakë gjatë një ulje emergjente në aeroportin “Harry Reid” në Las Vegas, Nevada të shtunën në mbrëmje.
“Airbus 321” me 197 persona në bord po fluturonte nga San Diego në Las Vegas, kur ekuipazhi raportoi tym në kabinë, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një raport.
Pavarësisht problemeve, pilotët arritën ta ulnin avionin në mënyrë të sigurt, pas së cilës ekipet e zjarrfikësve shuan zjarrin në një nga motorët, tha FAA.
“Asnjë lëndim nuk u raportua dhe pasagjerët janë dërguar me autobus për në terminal,” shkroi Frontier Airlines në X.
FAA po heton incidentin.