Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, 15 rrugët që bllokohen


15 rrugë në Tiranë do bllokohen për protesën e paralajmëruar të opozitës që do nisë në orën 18:00.

Forca të shumta policie, rreth 1500 efektivë, do jenë në terren ndërsa për të mbikëqyrur protestuesit do përdoren kamera me rezolucion të lartë.

PD-ja ka marrë leje për katër orë protestë ndërsa ka shënuar si vend bulevardin para kryeministrisë po pritet që qytetarët të lëvizin në akse të ndryshme të kryeqytetit.

Rrugët që do bllokohen

-Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet

-Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit

-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës

-Kryqëzimi i Librit Universitar

-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”

-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”

-Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit

-Kryqëzimi i urës së Tajvanit

-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”

-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”

-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave

-Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”

-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta