Vendosni fjalën kyçe....

“Kush s’ka bërë detyrën do mbajë përgjegjësi” – Prefekti i Vlorës paralajmëron masa pas përmbytjeve


Prefekti i Vlorës Kristo Koço, ka paralajmëruar se kushdo që nuk la reaguar në kohë do mbajë përgjegjësi.

Në një deklaratë për mediat ai tha se administrata e bashkisë duhet shkundur pasi është e papranueshme që të mos bëjë detyrën.

Sipas tij problem për përmbytjet kanë qenë mospastrimi i kanalizimeve po për këtë do pritet analiza.

“Përgjegjësia do mbahet për këdo që s’ka reaguar në kohë. Administrata do shkundur, nuk mund të paguhen me taksat e popullit dhe të mos bëjnë detyrën si duhet. Problem kanë qenë kanalizimet dhe pastrimi. Megjithatë do të bëhet analizë”, tha ai.