Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja Partizani”, avokatët e Berishës dhe Malltezit paraqesin kundërshtitë në SPAK


Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dorëzuan të shtunën kundërshtitë e tyre në SPAK sa i përket materialit hetimor 500 faqesh për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit ka bërë 250 faqe kundërshti, ku pretendohet se nuk ka vepër penale. Avokatët kanë pretenduar gjithashtu se pasuria është vënë me burime të ligjshme.

Kundërshti kanë shprehur edhe avokatët e biznesmenit Fatmir Bektashi, financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Berisha e Malltezi kanë kundërshtuar provesin ndaj tyre duke e quajtur atë politik me urdhër të Edi Ramës. Kryeministri Berisha ka sulmuar në çdo dalje SPAK-un dhe kreun e tij Dumani duke i akuzuar se janë nën urdhrat e kryeministrit Rama.