Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Vlorë/ Dega e PD-së bën kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre


PD e degës së Vlorë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit.

Vlora pati përmbytje masive për dy ditë, prej shiut të dendur, ku cedoi funksionimi i kanalit të ujërave të larta që nuk çonte ujin në hidrovorin e Vlorës.

Për mediat, kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha thekson se ka depozituar kallëzim në prokurori me një sërë faktesh brenda për ngjarjet e 4 tetorit dhe i kërkon prokurorisë të veprojë me shpejtësi.

‘Në lidhje me përmbytjet e zhvilluara në qyteti ne hasura në reshjet e 4 tetorit të 2024, kemi depozituar në prokurori në kallëzim penal për këtë ngjarje. Ky hap vjen nga PD e Vlorës për drejtësi dhe përgjegjësi sa i takon dëmeve. Ky veprim ka një sërë faktesh që kanë ndodhur në përmbytje. Kërkojmë që prokuroria të veproj më shpejtësi pavarësisht se ditët kalojnë. Nuk kemi parë prokuror në terren.

Kemi kallëzuar ku kemi bërë të qartë veprime që prokuroria të kryejë marrjen e provave në terren. Institucionet shtetërore të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të minimizuar dëmet në pronat e qytetarëve dhe të marrë përgjegjësi për dëmet. Pasi këto përmbytje nuk kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të pretenduara nga kryetari i bashkisë. Ka ardhur si neglizhencë e mos veprimit të cilin institucione duhet të kishin ndërmarrë si kanalizimet e ujërave të sipërme që ceduan gjatë 4 tetorit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.’

Sa i përket përgjegjësve për këtë situatë, Hoxha shton se i takon prokurorisë ti nxjerrë. Kallëzimi ka për qëllim nisjen e hetimeve, ku mund të merren të gjithë në shqyrtim, që nga kreu i bashkisë tek emergjencat civile dhe OSHEE.

‘Përgjegjësit duhet t’i nxjerri prokuroria. Kemi nxjerrë fakte dhe prova në terren që i kemi vënë në dispozicion. Vihemi në dispozicion kur ta regjistrojnë hetimin. Duhet të kishte nisur duhet të kishte veprime konkrete. Deri tani nuk ka asnjë njoftim me nisjen e hetimeve. Sot kemi depozituar këtë kallëzim në emër të PD. Kallëzim për shpërdorim detyre. Kjo është detyra që lind sot nga prokuroria. Kush janë ata që kanë shpërdoruar detyrë, për dëme që llogariten në qindra miliona euro. Nuk kemi bërë kallëzim me emra konkret. Po kërkojmë nisjen e hetimeve sa i takon shpërdorimit të detyrës. Nga kreu i bashkisë, emergjenca civile, OSHEE.’

Shumë banesa e biznese u përfshinë nga vërshimi i ujit më 4 tetor, teksa u paralizua qarkullimi i lirë në qytetin e Vlorës. Tashmë situata është normalizuar por shenjat e përmbytjeve janë ende të dukshme, ku qyteti duket i përfshirë vende të ndryshme nga balta dhe inertet.