Vendosni fjalën kyçe....

Tubimi i opozitës/ Braçe: Me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë


jon braceIsh-zv.kryeministri i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ndaj protestës se thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në “X”, Braçe thotë se e ka të paqartë thirrjen e demokratëve “sot është për Jetë a vdekje”.

“Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?! Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër”, shkruan Braçe.