Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, hedhin molotovë


Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe janë përplasur me policinë. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur para Kryeministrisë. Në shenjë revolte, qytetarët i kanë vënë zjarrin një peme që ndodhet përpara godinës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se mosbindja civile fillon sot dhe do të vazhdojë deri në krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa policia përdori spraj lotsjellës drejt protestuesve.