Protestuesit janë përplasur me policinë te Bashkia e Tiranës.
Një nga bombat molotov të hedhura nga protestuesit ka rrezikuar jetën e një efektivi i cili është përfshirë nga flakët.
Protestuesit goditën me sende të forta policinë, ndërsa hedhin molotov në drejtim të godinës.
Nga ana tjetër policia iu përgjigj me gaz lotsjellës i cili nga dendësia e lartë bëri që protestuesit të largoheshin.