Vendosni fjalën kyçe....

“Po fitoi Kamala e hëngra” – Batuta e Musk


Manjati i teknologjisë, Elon Musk, i ka thënë gazetarit amerikan Tucker Carlson se ai është përgatitur për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor.

Miliarderi u ul me Carlson për një intervistë të plotë të botuar të hënën në rrjetin e mediave sociale të Musk, X.

Carlson e filloi intervistën duke teorizuar se çfarë do ndodhte nëse kandidatja demokrate Kamala Harris do fitonte ndaj rivalit republikan Trump në nëntor.

“Nëse ai humbet e hëngre shoku!” tha Carlson, duke i shtyrë të dy burrat të shpërthyen në të qeshura.

“Nëse ai humbet, e hëngra,” pranoi Musk, duke shtuar “sa mendoni se do jetë dënimi im me burgim? A do t’i shoh fëmijët e mi? Nuk e di.”

Shefi i Tesla-s e miratoi zyrtarisht Trump-in për president në korrik, pas një atentati ndaj ish-presidentit në një tubim në Pensilvani.

“Dhe unë e kam sharë pa pushim Kamalën”, i tha Musk Carlson-it.

“Kukulla Kamala, e quaj unë. Dhe makinerinë që përfaqëson kukulla Kamala”, shtoi miliarderi.

Musk iu referua një postimi të diskutueshëm X që ai shkroi – dhe më vonë e fshiu – duke thënë se askush nuk po përpiqet të vrasë Harris, ndërsa Trump është përballur me dy tentativa për vrasje.

“Disa njerëz e interpretuan atë sikur unë po bëja thirrje që njerëzit ta vrasin atë,” shpjegoi ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë arsye të tentosh të vrasësh një kukull”.