Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dje u dha mesazhi se pa zgjedhje të lira Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe


Një ditë pas protestës së opozitës në kryeqytet, Sali Berisha doli me një mesazh falënderues ndaj të gjithë qytetarëve që dolën dhe iu përgjigjën thirrjes për mosbindje civile.

Berisha u shpreh se nuk do të ketë paqe nëse në Shqipëria nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të krijojë qeverinë teknike.

“Nuk duam fitore në tavolinë”- tha Sali Berisha, i cili paralajmëroi edhe forma të tjera të protestës, si ngujime apo greva.

Berisha: Me këtë mesazh dua të shpreh mirënjohje ju qendratareve të pamposhtur.

Falënderoj ata qytetarë që mbrëmë dhanë leksion më të mirë se çfarë është opozitë. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, zëri i njerëzve të heshtur. Ndërgjegjja e njeriut të civilizuar që ngrihet kundër padrejtësive. Ata dje ngjanin me Feniksin, në fakt ishin prijësit, zoti i kryeqytetit dhe Shqipërisë. Zoti i madh i bekoftë.

Një falënderim për djem dhe vajza që mbrëmë iu përgjigjën vjedhjeve me mosbindje civile.

Dje dhanë mesazhin e qartë se pa zgjedhje të lira Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe.