Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Berat, plagoset një person


Një aksident i trefishtë ka ndodhur në qytetin e Beratit, në rrugën Antipatrea, pasditen e sotme.

Një automjet tip Opel me targa të huaja ka goditur një makinë Volkswagen, e cila ndodhej e ndaluar në semafor.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar dëmtime jo vetëm në Volkswagen, por edhe në një makinë tjetër Mercedes-Benz, e cila ndodhej përpara.

Një pasagjer nga makina Opel ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.