Vendosni fjalën kyçe....

Çyrbja dorëzoi mandatin, Basha: Përfaqësues i bandave të Shijakut e Durrësit, përgjegjësi kryesor Edi Rama


Lulzim Basha ka komentuar dorëzimin e mandatit nga deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se kryeministri Rama nuk mund t’i lajë duart duke detyruar ministrat e deputetët të largohen kur u tunden prangat.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë shton se kreu i qeverisë duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi për zhytjen e vendit në korrupsion dhe veshjen e krimit me pushtet.

Ai e cilëson Çyrbjen si përfaqësuesin në parlament të bandave të Shijakut dhe Durrësit.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjësi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet. Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë. Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Për këtë Rama vendosi ta bëjë dhe deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.