Vendosni fjalën kyçe....

Shiste drogë në zonat të ndryshme të Tiranës, policia vë në pranga 31-vjeçarin


Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçarin Hajdar Çela, i akuzuar për shitje të lëndës narkotike kanabis sativa në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Distributed”, janë sekuestruar 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike, mjete për paketimin e saj, dhe një bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të Çelës.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributed”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj, si dhe u arrestua në flagrancë 31-vjeçari që i posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga intaligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Distributed”.

Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë.