Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Turizmit, 5.7 milionë euro për Qendrën Multifunksionale në Luginën e Vjosës


Në relacionin arkitektonik që shoqëron procedurën nënvizohet se kjo nismë synon të krijojë një nyjë për turizmin ekologjik dhe edukimin mjedisor në Shqipëri, duke pasur në qendër lumin Vjosa, lumin e fundit te egër ne Europë. Projekti do të shërbejë si pikë kthese për promovimin e turizmit ambiental dhe parashikimin e një lidhje të thellë mes vizitorëve dhe kulturës e natyrës unike në trashëgiminë e rajonit te Vjosës.

Vendndodhja “E vendosur ne rajonin piktoresk te Lumit Vjosa, projekti shtrihet në tre vendndodhje strategjike: Tepelenë, Përmet dhe Vlorë.

Secili prej sajteve është zgjedhur me kujdes për te vënë në pah peizazhet diverse te rajonit dhe kulturën e pasur historike.

Tepelenë: Vendosur pranë lumit, ky site ofron shpërndarje unike në bukurinë natyrore të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. Duke siguruar pamje panoramike dhe eksperienca multi sensacionale. Vendndodhja do transformojë një landfill ekzistues ne një destinacion vibrant kulturor e ekologjik. Tepelena është historikisht e rëndësishme, me pika kyçe si Kalaja e Tepelenës dhe Ura e Ali Pashës, duke ofruar mundësi eksplorimi historik. Siti i përzgjedhur në Tepelenë, karakterizuar nga afërsia me lumin, ofron një integrim te dukshëm me natyrën e pozicionuar ne një aks lidhës në shëtitoren e re të lumit.

Ky sit me vizibilitetin e lartë nga hapësirat rrethuese dhe afërsinë me lumin rrisin interesin, duke mundësuar një ambient multisensor. Kjo vendndodhje do lejojë Qendrën të integrohet plotësisht me Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, duke krijuar nje eksperience natyrore te dukshme. Vizitorët mund të eksplorojnë historinë e pasur ne site te mirë ruajtura të lidhura me figurën e Ali Pashës, të shijojnë ecjet mes peizazheve skenike, të marrin pjesë në festival lokale, angazhohen në aktivitete agro-turistike, dhe të kenë eksperiencë drithëruese me kanoe në Lumin Vjosa.

Përmet: E njohur për ikoniken Qytetin prej Guri dhe banjat termale, Përmeti kombinon bukurinë natyrore me domethënien historike. Qendra e Informacionit këtu do te përgjithësojë ne këtë vendndodhje qendrore për te krijuar një landmark qe krijon sinergji me urbanistiken e qytetit dhe funksionet komerciale. Qyteti i Gurit, në Përmet është një formacion ikonik prej guri i vendosur afër qendrës së qytetit, e përdorur historikisht si fortesë dhe kullë kontrolli. Ky sit gjithashtu përfshin një tunel te gdhendur ne 1970, që në këto momente është jashtë funksioni.

Guri ofron një mundësi unike si Qendër Informacioni , ku kombinohen bukuria natyrore me domethënien kulturore. Pozicioni qendror i tij krijon një potencial sinergjik me qytetin urbanistiken dhe funksionet tregtare ndërkohë qe ruhet nje afersi lidhëse me lumin. Përmeti njihet për kulinarinë e shijshme dhe mundësitë për turizmin aventuresk. Si Rafting ne lumin Vjosa dhe eksplorimi i Kamionit të Lengaricës. Vizitorët e Përmetit mundësi te shijojnë nje gjerësi aktivitetesh duke përfshirë eksperienca me baze ujin ne Lumin e Vjosës, banjot termale, kanarinë përfshi pjatat tradicionale. Zona është ideale dhe për çiklistët, kamping dhe hiking, duke ofruar mënyra diverse te lidhjes me peisazhin natyror e kulturor.

Vlorë: Pishë PoroNartë nje peizazh i mbrojtur i njohur për ekologjinë unike dhe domethënien kulturore, me Lagunën e Nartës si një habitat vital veçanërisht për specie të ndryshme zogjsh. Kjo bën atë një destinacion popullor per vëzhguesit e zogjve, të cilët mund te observojnë specie si Flamingot e mëdhenj dhe Pelikanët Dalmat. Qendra e Informacionit është vendosur nëmënyrë strategjike mes Lagunës së Nartës, Plazhit të Hidrovorit dhe Dunave te Nartës, duke siguruar qetësi dhe përfshirje në natyrë.

Vizitorët mund të shijojnë pamje panoramike mbi ultësirat e deltës ndërkohë qe angazho0hen ne aktivitete si vëzhgimi I zogjve, ecje në natyrë dhe eksplorimi i siteve kulturore si Zvërneci dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë. Rajoni gjithashtu ofron mundësi shumë të mira kampingu, kulinari e pasur ku përfshin ushqime të freskëta deti dhe pjata tradicionale shqiptare. Vlora me ekosistemin divers , përfshi moçalishtet dhe bregdetin e bëjnë këtë vendndodhje primare për pamje të zogjve të rrallë si flamingot e pelikanët” shpjegon relacioni.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor