Trajneri Silvinjo e ka përcaktuar formacionin që do hedhë në fushë në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë në Pragë mbrëmjen e sotme në oren 20 e 45.
Kombëtarja kuqezi mban vendin e dytë në grup pas dy ndeshjesh me tre pikë pasi mundi Ukrainën në transfertë.
Megjithatë Shqipëria u mund në ndeshjen e dytë në fushën e saj prej Gjeorgjisë. Çekia nga ana e saj mban gjithashtu vendin e tretë me tre pikë në llogari.
Formacionet e mundshme
Çekia: Kovar – Boril, Holes, Vitik – Provod, Cerv, Soucek, Coufal – Sulc, Chory, Cerny
Shqipëria: Strakosha – Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj – Ramadani, Laçi, Asllani – Bajrami, Asani, Daku